
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se ndërprerja e misionit të UNMIK-ut është e nevojshme dhe krijon qartësi institucionale, përcjell Insajderi.com.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj deklaroi se vazhdimi i misionit të UNMIK-ut është vazhdim i konfuzionit për të gjithë.
Ndërkaq, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë kanë thënë se UNMIK-u e ka përmbyllur misionin e tij në Kosovë.
Përmes një postimi në Twitter, Ambasada ka shpërndarë fjalimin e ambasadorit amerikan në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Jeffrey DeLaurentis.

Ambasada amerikane në Kosovë.
Në mledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, DeLaurentis tha se UNMIK-u duhet të përmbyllë misionin e tij në Kosovë.
“Ngjarjet e fundit përsëri demonstruan se UNMIK-u e ka përmbushur qëllimin e tij siç është përcaktuar në mandatin fillestar. Ne duhet ta pranojmë këtë realitet dhe të shkojmë drejt mbylljes së tij. “, thuhet në postimin e ambasadës duke cituar pjesë nga fjalimi i ambasadorit./Insajderi.com