
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka vizituar mikun dhe bashkëluftëtarin e tij Halim Tolaj i cili është i sëmurë.
Haradinaj është shprehur se Tolaj ka nevojë për ndihmën e qytetarëve.
“Të nderuar miq, Miku dhe bashkëluftëtari im Halim Tolaj sot ka nevojë për neve. Ta ndihmojmë luftëtarin e madh të Dukagjinit”, ka shkruar Haradinaj.