Haradinaj kërkon që Merkeli dhe Macroni të përfshihen në dialogun Kosovë-Serbi

Haradinaj kërkon që Merkeli dhe Macroni të përfshihen në dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se është e domosdoshme përfshirja e kancelarës gjermane, Angela Merkel dhe presidentit francez, Emmanuel Macron, në dialogun Kosovë-Serbi.

Ai gjatë një interviste në Albanian Euronews, shprehi skeptizëm ndaj procesit të dialogut nën inicimin e Miroslav Lajçak – i dërguari special i Bashkimit Evropian për Dialogun.

“Ne s’mundemi të dalim nga detyrimet e tilla, që janë të parealizueshme, mirëpo Lajçak ndodhet në këtë situatë që në vend që ta mbartë përgjegjësinë në njërën palë për ngecjen në dialog, ose të bëhet palë me Serbinë për të mbartë përgjegjësinë te Kosova si dikur me taksën, se taksa e ka bllokuar dialogun, në vend që ai të prodhojë një ‘taksë të re’ për asosacionin dhe me arsyetuar Serbinë për mos-avancim në dialog, më mirë t’u kërkojë palëve rikthim në tavolinë, por me liderë politikë, në tavolinë të nivelit të lartë, me kancelaren Merkel me presidentin Macron, në mënyrë që të finalizohen parametrat e marrëveshjes finale të njohjes recirpoke Kosovë-Serbi, e ka të pamundur ai [Lajçak] të avancojë dialogun në parametrat aktual,” u shpreh Haradinaj.

“Lajçak dhe Borrell nuk duan që dialogu të ketë sukses, por kjo ka nevojë për shefat politikë, si Merkel, Macron apo Trump, është e pamundur…”, përfundoi Haradinaj. /Insajderi.com