Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj ka kërkuar që të votohet rezoluta për mbrotjen e vlerave të luftës.
Shefi Parlamentar i AAK-së, Daut Haradinaj ka ftuar deputetët e Kuvendit të Kosovës që të ta votojnë rezolutën për mbrotjen e vlerave të luftës.
Këtë rezolutë e ka propozuar deputetja e AKR-së, Mirlind Sopi-krasniqi.
“Më shumë se kurrë është e nevojshme mbrotja e vlerave të luftës kur ato cenohen nga Gjykata Speicale”, ka thënë Haradinaj.
Poashtu, Haradinaj, ka komentuar edhe votimin e Gjykatës Speciale para disa viteve në Kuvend duke përgëzuar ata që nuk e votuan.
“Publikimi i një letre politike nga Specialja, është shkelje e llojit të vet. Të gjithë ata që kanë votu kundër e kanë pasur mirë, të gjithë ata që kanë votu për po e shohin që e kanë pasur gabim. Duhet t’ju dalim zot njerëzve që kanë nevojë sot”, tha ai. /Insajderi.com/