Haradinaj kërkon seancë të jashtëzakonshme për lojërat e fatit (dokument)

Haradinaj kërkon seancë të jashtëzakonshme për lojërat e fatit (dokument)

Kryeministri Ramush Haradinaj ka kërkuar nga kryeparlamentari Kadri Veseli seancë të jashtëzakonshme për projektligjin për ndalimin e lojrave të fatit.

Në këtë kërkesë që ka siguruar Insajderi, Haradinaj kërkon që seanca të mbahet të mërkuren e javës së ardhshme.

“Ju drejtohem me këtë kërkesë për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit, për ditën e mërkurë me 03.04.2019, në ora 11:00, lidhur me projektligjin për ndalimin e lojrave të fatit”, thuhet në kërkresën e Haradinajt.

Javën e kaluar deputetët e Kuvendit të Kosovës votuan rezolutën e opozitës për ndalimin e lojrave të fatit.  Rezoluta shkoi në qeveri, e cila në mbledhjen e së martës votoi pro ndryshimit të ligjit për lojërat e fatit.

Kujtojmë se para pak ditësh dy punëtorë të kazionove u vranë në vendet e tyrë në punës në Suharekë e Lipjan. /Insajderi.com