Haradinaj kërkon të niset Task-Forca për kërkim-shpëtim e ushtrisë së Kosovës drejt Kroacisë

Haradinaj kërkon të niset Task-Forca për kërkim-shpëtim e ushtrisë së Kosovës drejt Kroacisë

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që t’i dalin në ndihëm Kroacisë, e cila mëngjesin e së hënës u godit nga një tërmet që la të vdekur të paktën gjashtë persona, njofton Insajderi

Haradinaj ka kërkuar që Task-Forca për kërkim-shpëtim e ushtrisë së Kosovës të niset drejt Kroacisë.

“Kroacia është në situatë kritike pas disa tërmeteve që ndodhën dy ditët e fundit. Si komb që kemi kaluar në të tilla situata me humbje njerëzore dhe shumë dëme materiale, kërkoj nga institucionet e Kosovës që të niset Task-Forca për kërkim-shpëtim e Ushtrisë së Kosovës drejt Kroacisë”.

“Në këto momente të vështira për popullin dhe institucionet e shtetit tonë mik, Kroacisë, shprehim ngushëllime familjeve që humbën të afërmit e tyre, dhe lutemi për shërimin e të lënduarëve. Mbetemi me shpresë se që kjo situatë e rëndë, të përfundojë me sa më pak viktima”, ka shkruar i pari i AAK-së në llogarinë e tij zyrtare në Facebook./Insajderi.com