fbpx

Haradinaj komenton letrën e Brnabiqit për Edi Ramën ku kërkohej tërheqja e njohjes për Kosovën

Haradinaj komenton letrën e Brnabiqit për Edi Ramën ku kërkohej tërheqja e njohjes për Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur rreth kërkesës së PSD-së për shkarkimin e ministrit të bujqësisë, Nenad Rikallo.

Ai tha se do të trajtohet kjo kërkesë me seriozitet dhe se është legjitime.

“E kam thënë që të gjitha kërkesat që i kam marrë prej PSD-së janë legjitime. Të gjitha kërkesa kanë legjitimitet. Jemi në proces të temave të tjera, ata e dinë afatet kohore se si do të veprojnë unë nuk muj me fol për angazhimet e tjerëve”, tha Haradinaj.

Ai foli edhe për letrën që i ka dërguar kryeministrja e Serbisë , kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, ku ka kërkuar tërheqjen e njohjes për Kosovës.

“Nuk i ka ardh marre me i dërgu letër as Shqipërisë”, tha Haradinaj.

Kryeministri këto komente i bëri teksa mori pjesë në ngjarjen e organizatës “Autizmi flet”. /EkonomiaOnline

FJALË KRYESORE: