Haradinaj: Krasniqi e të tjerët në Hagë treguan forcë e dinjitet

Haradinaj: Krasniqi e të tjerët në Hagë treguan forcë e dinjitet

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, është shprehur se paraqitja e Jakup Krasniqit është reale dhe jo emocionale, njofton Insajderi

Haradinaj kur foli për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqin duke thënë se asnjëri prej tyre nuk dëshmoi ligështi e nënshtrim në paraqitjet e tyre në Hagë.

“Ata duhet ta vërtetojnë pastërtinë e luftës.  Asnjëri prej tyre nuk dëshmoi ligështinë e nënshtrim. Ty të doken emocionale se për mua janë reale”, ka thënë  Haradinaj në Kanal10.

Ish-presidenti Hashim Thaçi, bashkë me ish-kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin dhe shefin e Grupit Parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimin u nisën me një avion për në Dhomat e Specializuara në Hagë. Një ditë përpara, ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi ishte arrestuar dhe ishte dërguar për në paraburgimin e Dhomave të Specializuara./Insajderi.com