Haradinaj kritikë të ashpër për Austrinë – ua përmend dasmën në të cilën mori pjesë Vladimir Putini

Haradinaj kritikë të ashpër për Austrinë – ua përmend dasmën në të cilën mori pjesë Vladimir Putini

Kryeministri, Ramush Haradinaj ka kritikuar ashpër shtetin e Austrisë. Thotë se i di arsyet pse Austria po mbështet ndarjen e Kosovës.

Haradinaj ka kujtuar dasmën e kryediplomates austriake korrikun e vitit të kaluar në të cilën i ftuar ishte edhe presidenti rus Vladimir Putin.

Nusja Karin Kneissl është përgjegjëse në qeverinë austriake për punët e jashtme. Rusi kishte dhuruar asaj lule dhe gjatë dasmës edhe kishin vallëzuar bashkë.

Karin Kneissl duke vallëzuar me Putinin gjatë dasmës.

“Ishte shumë domethënës fakti se presidenti Putin mori pjesë në dasmën e Ministres së Jashtme të Austrisë. Pastaj shihni kush është për ndarje të Kosovës, Kancelari i Austrisë. Pra Putini i shkoj në dasmë ministres që ia bën politikën e jashtme, përfshirë Ballkanin”, thotë Haradinaj.

“Nuk i shkoj Trumpi në dasmë, nuk i shkoj Merkeli por i shkoj Ministres së Jashtme të Austrisë Vladimir Putin në dasmë edhe vallëzoi me nusen’, tregoi Haradinajt skenat që kishte parë në media.

“Nëse ne nuk dijmë me i lexu këto deklarata ne nuk e meritojmë as shtetin”, tha i pari i ekzekutivit.

Haradinaj vazhdimit është shprehur kundër ndryshimit të kufijve.