Haradinaj kritikon VV-në, e quan “të pafuqishme për t’u përballur me integrimin e veriut”

Haradinaj kritikon VV-në, e quan “të pafuqishme për t’u përballur me integrimin e veriut”

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje, partinë fituese të zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit, njofton Insajderi.

Sipas tij, Vetëvendosje është e pafuqishme për t’u përballur me integrimin e veriut të vendit.

Haradinaj ka hedhur ndaj kësaj partie lidhur me qasjen e saj për dialogun me Serbinë dhe për futjen në garën zgjedhore në Shqipëri.

Ai ka thënë se pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, Kosova pret formimin më të shpejtë të institucioneve dhe përmbushjen e obligimeve duke përfshirë edhe dialogun.

“Dialogu i brendshëm vetëm me përfaqësues minorë e pa ndonjë fuqi elektorale të serbëve nga pjesa qëndrore e Kosovës, jo vetëm se mund të jetë selektiv, por edhe sinjal i keq për karakterin unitar të Shtetit.

E konsideroj poashtu të parakohshme ngutjen për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri dhe druaj se, në mos për vetë pjesëmarësit në këto zgjedhje, të tjerët do ta shohin si një hile dhe mundësi për të rikthyer skenarë të vjetër për ndarje”, ka shkruar i pari i AAK-së në Facebook./Insajderi.com