Haradinaj – Kurtit: A po fshehesh prej Serbisë a prej Amerikës?

Haradinaj – Kurtit:  A po fshehesh prej Serbisë a prej Amerikës?

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës , Ramush Haradinaj, gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Kosovës për dialogun Kosovë-Serbi tha se kryeministri, Albin Kurti ka zgjedhur rrugën e fshehjes dhe të ikjes, shkruan Insajderi.

Haradinaj  deklaroi se nuk po e din nga kush po fshehët Kurti.

Ai me tej , pyeti kryeministrin se mos po fshehët nga Serbia, apo edhe nga aleatët.

Haradinaj me ironi tha se, a ka mundësi që kryeministri po i ikë Amerikës?“.

“Ikje dhe fshehje. Sot nuk kemi kryeministër. Nuk po e di prej kujt po ikë, a prej LVV-së?- LVV nuk e di a e kupton më liderin e vet, nuk besoj që e kuptojnë. Kam bindjen se po fshehet edhe nga opozita, që e ka cilësuar tradhtare e të dëmshme. Për pak u kthye në zëdhënës të qeverive të kaluara. Prej kujt tjetër po fshehet. A mos po fshehet prej Serbisë? Mos Serbia për ndonjë arsye të caktume ka ndonjë fuqi ndaj kryeministrit tonë?. A po fshehet prej aleatëve. A ka mundësi që kryeministri po i ikë Amerikës?“, pyeti Haradinaj në Kuvend./Insajderi.com