Haradinaj-Kurtit: Po jepni sinjale se jeni Qeveria më e korruptuar

Haradinaj-Kurtit: Po jepni sinjale se jeni Qeveria më e korruptuar

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në seancën plenare të së enjtes në Kuvend, tha se Qeveria Kurti po jep sinjale se “është më e korruptuara se të gjitha ato të kaluarat”.

Haradinaj foli edhe për subvencionet e fermerëve dhe vreshtarëve dhe kërkoi nga qeveria që të bëjë pagesën e ratës së dytë ndaj tyre.

Ai shtoi se Qeveria Kurti po bashkëpunon me biznesmenë për të cilët vazhdimisht ka akuzuar të gjitha qeveritë e kaluara, veçmas kur Haradinaj ishte kryeministër.

“Qeveria Kurti e ka nis keq me korrupsionin. Ministra nga kjo qeveri kane akuzuar lidhur me Nexhat Krsniqin nuk bënë të bashkëpunojmë me ata sepse janë baba të krimit, dhe si rezultat i presionit të këtyre deputetëve që sot janë ministra, kanë ndodh edhe shkarkime. Tani nuk e di nëse Nexhat Krasniqi i ka larë gjynahet dhe është bërë burrë i mirë, se tani ai nuk është më baba i krimit dhe është në punët e ministrit Liburn Aliu  cili i kryen funksionet e veta, njeriu për të cilin ka dëgjuar e tërë Kosova, e i cili ka qenë temë për të cilin shumë herë jam detyruar të jap sqarime si kryeministër i Kosovës, ndërsa tani nuk po arrijë ta kuptoj nëse ka ndryshuar Nexhat Krasniqi apo Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministri Kurti”.

Haradinaj para deputetëve ka treguar një fotografi në të cilën shihet zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi bashkë me pronarin e një kompanie të cilës i ka dhënë tenderë menjëherë pas ardhjes në pozitë.

“Në fotografi kam zëvendësin e ministrit Aliu, Hysen Durmishi I cili shihet në një drekë pune me sipërmarrësin e punëdhënësit e tij të mëhershëm para se me u bë zëvendësministër. Nuk dua t’ia përmendi emrin, shihet që janë duke hëngër drekë, pra në momentin që ka hy në ministri, puna e parë pra tenderin e parë e ka marrë kjo kompani”, tha Haradinaj./Insajderi.com