Haradinaj – Kurtit: Turp është me marrë rrogë në Kosovë e me ble shtëpi në Norvegji

Haradinaj – Kurtit: Turp është me marrë rrogë në Kosovë e me ble shtëpi në Norvegji

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka cilësuar si “turp”, që ta marrësh rrogën në Kosovë e të blesh shtëpi në Norvegji.

Për këtë, ai i është referuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

Në deklaratën e raportimit antikorruption, Kurtit i figuron një shtëpi me vlerë 400 mijë euro në shtetin norvegjez.

Por, aty shkruan se shtëpia është blerë me kredi.

Mirëpo, Haradinaj gjatë intervistës në RTV Dukagjini një gjë të tillë nuk e ka parë të duhur, duke iu përgjigjur kritikave të Kurtit për blerjen e tokave në Dukagjin (siç) thotë Kurti “me 3.52 euro për ari”.

“Une e kom ble vetëm pjesën e Gllogjanit, që ka qenë e familjeve tona, dhe e katunit tim. Në atë kohë e kom ble në bazë të ligjeve të Kosovës me çmimin e atëhershëm, se djerrinë është, krejt kodër, tokë e dorës së dytë apo tretë, ai ka qenë çmimi atëherë”.

“Turp është me marrë rrogën në Kosovë e me shku me ble banesë në Norvegji o vlla, e mos me mendu me jetu këtu. Unë e nderoj vendin tem, traditën tem, historinë tem”, ka thënë Haradinaj.

Debati atë ditë në Kuvend shpërtheu, pasi Haradinaj e akuzoi Kurtin për “refuzim” të gazit amerikan.

Ky i fundit ia kthehu se “ju me paratë e shtetit jeni dorëlirë, ndërsa me të tuajt “kopracë”. /Insajdericom