Haradinaj – Kurtit: Zbrit në tokë se nuk udhëhiqet shteti me llafe

Haradinaj – Kurtit: Zbrit në tokë se nuk udhëhiqet shteti me llafe

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka thënë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit “të zbresë në tokë sepse nuk udhëhiqet shteti me llafe”.

Haradinaj postoi një video të Kurtit kur kritikonte taksën e kombit 5 euro.

Por, sipas ish-kryeministrit të Kosovës, kundërshtimi i Kurtit nuk ka qenë i sinqertë, duke e lidhur këtë me taksën shtesë 5 euro për regjistrimin e veturave.

“Edhe kjo “nalepnica jote” ka mundur të kushtojë 1 euro, por ti paske hesape të tjera”, ka shkruar Haradinaj.

Ai shtoi se “Kurti është mashtrues”, por sipas tij “tash edhe shumë njerëz të tjerë e thonë këtë”.

Qeveria e Kosovës, ka marrë vendim që të ketë tiketë ngjitëse për veturat e për këtë duhet të paguhen 4.90 euro. /Insajderi.com