Haradinaj: Kushtetuta e Kaçanikut reflektim i vullnetit të një populli

Haradinaj: Kushtetuta e Kaçanikut reflektim i vullnetit të një populli

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar përvjetorin e tridhjetë të Kushtetutës së Kaçanikut, të cilën e ka cilësuar si shprehje e vullnetit të popullit, njofton Insajderi.

Më pas Haradinaj, Kushtetutën e Kaçanikut të vitit 1990, e ka krahasuar edhe me Kushtetutën e sotshme të Kosovës, duke e cilësuar si akti juridik më i avancuar në rajon.

“E nxjerrë në kontekst tjetër kohor nga Kushtetuta aktuale e Kosovës si shtet i pavarur, mund të themi me bindje se ishte njëra nga kushtetutat më të avancuara në rajon. Andaj, me konsideratën më të lartë, kujtojmë të gjithë delegatët të cilët dëshmuan guxim qytetarë e kombëtar, për të nxjerr në pah aspiratën e kamotshme politike për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”./Insajderi.com