
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, duke folur rreth dialogut Kosovë-Serbi, ka thënë se edhe Kuvendi i Kosovës, sikurse edhe qytetarët, duhet të dinë për marrëveshjet e “famshme” që janë arritur në Bruksel.
“Kam menduar se Kuvendi duhet t’i ketë informatat e nevojshme për atë që po ndodh në dialog, për ato marrëveshje të famshme për të cilat dëgjojmë në televizion”, ka thënë kryeministri.
Kryeministri Haradinaj ka thënë se janë disa marrëveshje të cilat Serbia nuk po i zbaton.
“Serbia nuk po i respekton marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel, siç është rasti me menaxhimin e integruar të kufijve”, ka thënë ai.
Haradinaj ka thënë se këto marrëveshje janë obligime ndërkombëtare.
“Me Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe (AKS) është dhënë drita e gjelbër për këtë proces. Por ende nuk ka epilog”, ka thënë tutje ai./Insajderi.com