Haradinaj: Kuvendi e ka mundësinë të marrë vendim se çfarë qëndrimesh të ketë Kosova ndaj Serbisë

Haradinaj: Kuvendi e ka mundësinë të marrë vendim se çfarë qëndrimesh të ketë Kosova ndaj Serbisë

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj tha se për çështjen e të pagjeturve fajin nuk e ka qeveria e as kuvendi, por Beogradi zyrtar, njofton Insajderi.

Në seancën e kuvendit që po mbahet për çështjen e të pagjeturve, Haradinaj ka thënë se , “sot Kuvendi e ka mundësinë që të marrë vendim se çfarë qëndrimi duhet të ketë Kosova në raport me Serbinë për problemin e të pa gjeturve.

Organi më i lartë legjislativ gjatë debatit parlamentar në lidhje me vazhdimin e Qeverisë së Serbisë që mban të fshehur të vërtetën për fatin e mbi 1600 civilëve shqiptarë, të rrëmbyer nga ky shtet gjatë gjenocidit në Kosovë, ku Haradinaj ka kërkuar falje publike pse nuk ka arritur të bëjë më shumë në zbardhjen e fatit të tyre./Insajderi.com