Haradinaj para nisjes për në Hagë: Luftëtarët e lirisë gjithmonë ishin të rreshtuar me të drejtën

Haradinaj para nisjes për në Hagë: Luftëtarët e lirisë gjithmonë ishin të rreshtuar me të drejtën

Kryeministri i dorëhequr Ramush Haradinaj, sot do të niset për në Hagë ku pritet të merret në pyetje nga Porkurorët e Dhomave të Specializuara.

Para pak castesh ai përmes Facebook njoftoi se po udhëton si qytetarë i Kosovës, dhe se është i palëkundur në vendimet që ka marrë. Sipas tij, Kosova është e gatshme të dialogoj me Serbinë por duke aluduar në taksën thotë tregun “e japim vetëm për njohje”.

“Tërësisht në të drejtën e Kosovës, i palëkundur për vendimet e mia jetësore dhe i patrazuar e ballëlartë. Kosova ka ecur përpara në rrugëtimin euro-atlantik dhe është më e fortë se kurrë, në rreshtin e paqes dhe miqësi të përhershme me ShBA-në. Kosova është e gatshme të dialogojë me Serbinë deri në arritjen e një marrëveshjeje finale ligjërisht obliguese, përfshi njohjen reciproke në kufijtë ekzistues. Por, tregun e japim vetëm për njohje”, shkruan Haradinaj.

“Me nder kam mbrojtur të drejtën tonë, dje, sot dhe do ta mbrojë gjithmonë!”, përfundon statusin e tij Haradinaj.