Haradinaj: Liberalizimi i vizave do të bëhet por pa i falur tokë askujt

Haradinaj: Liberalizimi i vizave do të bëhet por pa i falur tokë askujt

Kandidati për kryeministri nga koalicionit PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, i është bashkuar Kadri Veselit për tu takuar me qytetar të vendit.

Në një takim me qytetar të Rahovecit Haradinaj premtoj se çështja e demarkacionit do të zgjidhet madje, sipas tij kjo liberalizimi i vizave do të ndodhë pa falur tokë.

“Nuk mundemi me i fal ma tokë të këtij vendi, është e drejtë e jona me u kujdese për këtë tokë, por është e drejt e jona edhe me u liberalizuar vizat. Për këtë arsyeje pa i fal tokë askujt duhet me vendosë, me i zgjedh me të gjithë fqinjët pa marrë parasysh drejtimin dhe me e zgjedh demarkacionin”, ka thënë Haradinaj.

Ndërkohë kryetari i PDK-së Kadri Veseli, ka folur edhe për vrasjen e Ukshin Hotit dhe të zhdukurve të tjerë, duke thënë se fajtor për gjenocid është Serbia, dhe se ajo e din se ku janë trupat e tyre.

“Ne duhet të investojnë në zhvillimin ekonomik kjo është primare për ne. Hapi i parë i joni do të jetë transformim i Forcës së Sigurisë së Kosovës. Shteti serb edhe e dinë ku janë trupat e të zhdukurve dhe është përgjegjës për gjenocidin e saj”, është shprehur Veseli, raporton Klan Kosova.

Veseli ani pse ishte paralajmëruar si kandidat për kryeministër nga PDK, ai kishte hequr dorë në sekondat e fundit kur po përfundonte afati për koalicionet parazgjedhore, duke kandiduar Haradinajn për Kryeministër./Insajderi.com