
Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se ndryshimin në Kosovë e kanë bërë Ushtria Amerikanë dhe lidershipi në atë shtet. Ai ka shtuar se do të jenë gjithmonë mirënjohës për popullin amerikan.
Këto komente, i pari i qeverisë i ka bërë gjatë vizitës në Ushtrinë Amerikane, vizitë për të cilën tha se është ndier i nderuar.
“Lidershipi dhe Ushtria Amerikane e kanë bërë ndryshimin në shtetin tonë. I nderuar me pritjen në Akademinë Ushtarake në Ëest Point.Përjetë mirënjohës për popullin amerikan!”, ka shkruar Haradinaj.