Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thirrur për nesër mbledhjen e Qeverisë
Në këtë mbledhje si rend dite do të jetë ndarjen e mjeteve financiare për përkrahjen e Koalicionit Global Kundër ISIS.
“Shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndarjen e mjeteve financiare për përkrahjen e Koalicionit Global Kundër ISIS/DAESh (ZKM)”, thuhet në rendin e ditës për mbledhjen e ditës së nesërme.
Kjo është mbledhja e 116 me radhë e Qeverisë Haradinaj, ndërsa ajo mbahet në ora 13:00.