Haradinaj mbledh nesër Qeverinë, kjo është tema që do të diskutohet

Haradinaj mbledh nesër Qeverinë, kjo është tema që do të diskutohet

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thirrur për nesër mbledhjen e Qeverisë

Në këtë mbledhje si rend dite do të jetë ndarjen e mjeteve financiare për përkrahjen e Koalicionit Global Kundër ISIS.

 

 

“Shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndarjen e mjeteve financiare për përkrahjen e Koalicionit Global Kundër ISIS/DAESh (ZKM)”, thuhet në rendin e ditës për mbledhjen e ditës së nesërme.

Kjo është mbledhja e 116 me radhë e Qeverisë Haradinaj, ndërsa ajo mbahet në ora 13:00.