Haradinaj mirëpret ftesën për një takim të përbashkët me shqiptaro-amerikanët para 2 shtatorit

Haradinaj mirëpret ftesën për një takim të përbashkët me shqiptaro-amerikanët para 2 shtatorit

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mirëpritur ftesën e përfaqësuesve të anëtarëve të një spektri të gjerë të shqiptarëve në Amerikë për një takim interaktiv të përbashkët virtual me liderët e shtetit dhe partive parlamentare të Kosovës, në prag të takimit të 2 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë.

“Mirëpres ftesën e përfaqësuesve të anëtarëve të një spektri të gjerë të shqiptarëve në Amerikë për një takim interaktiv të përbashkët virtual me liderët e shtetit dhe partive parlamentare të Kosovës, në prag të takimit të 2 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Po ashtu, Haradinaj ka vlerësuar peshën e bashkatdhetarëve shqiptaro-amerikanë, për rëndësinë e tyre ne situate jetike për Kosovën.

“Bashkatdhetarët shqiptaro-amerikan kanë qenë dhe janë boshti i lidhjes sonë të fortë me Amerikën. Gëzimet e shqetësimet i kemi ndarë gjithmonë bashkë. Bashkërendimi dhe koordinimi strategjik, në këtë kohë udhëkryqi politik për Kosovën, si në kohërat më të vështira, është jetik.
Vetëm të bashkuar dhe krah për krah me Amerikën, shqiptarët do të mund ta ruajnë dhe ta forcojnë Kosovën e 17 shkurtit”, përfundoi Haradinaj.

Më 2 shtator në Shtëpinë e Bardhë do të takohet delegacioni i Kosovës dhe Serbisë, në një takim të ftuar nga emisari i Donald Trump-it për dialogun, Richard Grenell.

Takimi i parë i thirrur për 27 qershor kishte dështuar pas propozim-aktakuzave të Gjykatës Speciale për presidentin, Hashim Thaçi dhe kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli. /Insajderi.com/

 

Mirëpres ftesën e përfaqësuesve të anëtarëve të një spektri të gjerë të shqiptarëve në Amerikë për një takim interaktiv…

Gepostet von Ramush Haradinaj am Dienstag, 18. August 2020