
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka thënë se përkushtimi i Princit Charles për personat e zhdukur është motiv për trajtimin e kësaj dukurie.
“Përkushtimi i Princit Charles për personat e pagjetur, na motivon të qëndrojmë të bashkuar në trajtimin e kësaj tragjedie të dhimbshme me përmasa botërore”, ka shkruar Haradinaj.
Ai ka thënë se personat e pagjetur janë plagë për secilën shoqëri.
“Personat e pagjetur të luftës janë plagë e çdo shoqërie që ka dalë nga konflikti dhe Kosova është e prekur direkt nga kjo tragjedi”, ka shtuar ai.
Për më tepër, kryeministri Haradinaj po merr pjesë në pritjen e organizuar nga Princi Charles.
“I nderuar të marr pjesë në pritjen e organizuar nga Princ Charles për pjesëmarrësit e Samitit të pestë me radhë të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor në Londër, në kuadër të Procesit të Berlinit”, ka shkruar kryeministri në Facebook./Insajderi.com