Haradinaj ndan medalje për familjarët e dëshmorëve Ilir Konushevci dhe Hazir Mala

Haradinaj ndan medalje për familjarët e dëshmorëve Ilir Konushevci dhe Hazir Mala

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar sot varrezat e dëshmorëve, Ilir Konushevci dhe Hazir Mala, në 23 vjetorin e rënies së tyre, njofton Insajderi.

Haradinaj ka ndarë medalje për familjet e heronjëve për kontributin e tyre të dhënë në çështje kombëtare dhe po ashtu vuri edhe lule tek varrezat e dëshmorëve.

Haradinaj atje u përshëndet me familjarët e dëshmorëve, duke u thënë se ai e kishte për nder të ishte bashkëluftëtarë me Ilir Konushevcin e Hazir Malajn. /Insajderi.com