Haradinaj ndërhyn te Meta për t’i pajisur bashkëpartiakët me pasaportë të Shqipërisë

Haradinaj ndërhyn te Meta për t’i pajisur bashkëpartiakët me pasaportë të Shqipërisë

Pasi vetë ka kohë që është pajisur me pasaportë të Republikës së Shqipërisë, kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj po përpiqet që me këtë pasaportë t’i pajisë edhe anëtarët e partisë së tij, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, raporton Koha.net.

Të paktën kështu del nga një kërkesë që Haradinaj ia bëri presidentit të Shqipërisë Ilir Meta.

Me këtë kërkesë, Haradinaj e lut presidentin Meta që ta pajisë me pasaportë të Shqipërisë Halil Gashin të cilin e prezanton si aktivist të AAK- së dhe biznesmen.

Kërkesa duket paksa e çuditshme pasi që Haradinaj ka paralajmëruar se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës do të ndodhë së shpejti.