Haradinaj ndërron fjalët për Çekun për të cilin thoshte se “ka ardhë vonë në luftë”

Haradinaj ndërron fjalët për Çekun për të cilin thoshte se “ka ardhë vonë në luftë”

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, kishte shpërthyer në akuza ndaj ish-kryeministrit të vendit, Agim Çekut, në shkurt të vitit të kaluar, kur ai drejtonte Komisionin për Veteranë.

Madje Haradinaj akuzonte Çekun se ai ka ardhur vonë në luftë, andaj  edhe po manipulon procesin e veteranëve të luftës

“Listat e veteranëve janë të manipuluara nga vet kryesuesi i komisionit…”, thoshte Haradinaj me 26 shkurt në emisionin “Forum” në RrokumTV.

“Agim Çeku, ka ardhur në Kosovë me 4 maj 1999 dhe ai duhet ta kuptojë drejt se familja Jashari është vrarë me 5 mars të vitit 1998. Një vit e tre muaj para se Agim Çeku me ardhë në Kosovë”, thoshte Haradinaj.

[arve url=”http://www.dailymotion.com/video/x2i6utt_haradinaj-ceku-i-vonshem-n-lufte_news#tab_embed”/]

Një vit e një muaj pas kësaj deklarate, Haradinaj ka ndërruar komplet fjalët për Çekun.

Madje Daut Haradinaj ka kaluar edhe disa orë të fundjavës me Çekun dhe gjeneralin e FSK-së, Nazmi Brahimaj, të cilët i ka quajtur “bashkëluftëtarë të preferuar”.

“Me Gjeneralët e mi të preferuar dhe bashkëluftëtarët që jau hjeki kapuçin”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.

[arve url=”https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fdautharadinaj%2Fposts%2F864482107025701%3A0&width=500″/]

‘Natyrisht se po mungojnë Sylejman Selimi, Sami Lushtaku e dhjetëra të tjerë”, ka përfunduar ai.

Raportet e Haradinajt me Çekun u acaruan seriozisht gjatë kohës kur Çeku drejtonte Komisionin për Veteranë gjatë hartimit të Listës së Veteranëve. /Insajderi.com