fbpx

Haradinaj ‘ndjek’ hapat e Sali Berishës: Kurrë nuk e la pa e ndërtu Autostradën e Dukagjinit

Haradinaj ‘ndjek’ hapat e Sali Berishës: Kurrë nuk e la pa e ndërtu Autostradën e Dukagjinit

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj është shprehur i bindur se do t’a ndërtojë autostradën e Dukagjinit.

Ai këtë deklaratë e bëri të ditur përmes një shkrimi në Facebook duke përmendur rastin kur Sali Berisha, ish-kryeministrit i Shqipërisë pati thënë se; “S’kam me lanë gur pa lëvizë, nëse është nevoja dhe kurrë nuk e la pa e ndërtu Rrugën e Kombit”.

E për të njëjtën gjë po zotohet tani Haradinaj i cili tha se; “Kurrë nuk e la pa e ndërtu Autostradën e Dukagjinit’.

Autostrada që lidhë Dukagjinin është një nga projektet më të kushtueshme të buxhetit të shtetit. Kundër këtij projekti janë shprehur zëshëm dy partitë opozitare LDK e VV. Lëvizja Vetëvendosje ka kundërshtuar projektin e ndërtimit të autostradës së Dukagjinit duke thënë se shumë prej një miliardë eurosh do të ishte më mirë që të investohej në zhvillim ekonomik.

Teksa, shefi i deputetëve të Lidhjes Demokratike, Avdullah Hoti ishte shprehur se fizibiliteti që iu bë më herët këtij projekti, nga ana e Bankës Evropiane për rindërtim e zhvillim, gjeti se nuk ka nevojë për udhën e madhe.

Edhe qytetarët e Rahovecit u shprehën kundër kësaj autostrade. Në Rahovec në muajin prill ishte mbajtur një tubim nga qytetarët ku përmes një peticioni kundërshtohej projekti “Autostrada e Dukagjinit” Variantit 6. Sipas tyre nga të gjitha komunat e Rrafshit të Dukagjinit, i vetmi qytet i cili anashkalohet është Rahoveci/Insajderi.com