Haradinaj në Ferizaj: Lista AAK-PSD garanton Kosovën në kufijtë ekzistues

Haradinaj në Ferizaj: Lista AAK-PSD garanton Kosovën në kufijtë ekzistues

Në Koshare të Ferizajt, kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka mbajtur një tubim me banorët e kësaj ane.

Ai ka thënë se lista me kandidatët për deputetë e AAK-së dhe PSD-së, është listë e njerëzve që garanton Kosovën në kufijtë ekzistues.

“Kur kom fol për Kosovën si shpinë tonë, si shpija që duhet me pas pragun e sigurt, pra kufirin, kom thanë që Lista 100%, ku jam unë, ku është Xhaviti, ku është Hatixhja, ku është Hoxha, ku është Labi, është listë e njerëzve të shtëpisë dhe këta njerëz të shtëpisë e garantojnë shpinë dhe e garantojnë edhe pragun e sigurt, kufirin e sigurt”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se e vlerëson maksimalisht Ferizajn.

“Asnjë projekt nuk ia kam kthyer Ferizajt. Të gjitha projekteve u kam thënë Po”, ka thënë tutje Kryeministri në detyrë./ Insajderi.com