Haradinaj në Mejë: E kemi borxh të mbrojmë lirinë dhe drejtësinë për të rënët

Haradinaj në Mejë: E kemi borxh të mbrojmë lirinë dhe drejtësinë për të rënët

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe për 22 vjetorin e maskarës në Mejë, njofton Insajderi.

Haradinaj ka thënë se bashkëndjen me familjarët e të rënëve duke i nderuar dhe të pagjeturit.

“Në përvjetorin e masakrës në Mejë, nderojmë të gjithë të rënët, bashkëndjejmë me familjarët e tyre që janë të shumtë e të cilët kthejnë kujtime dhe dhimbje njëkohësisht për të pagjeturit që është një plagë e rëndë e që vazhdon të lëndojë jetën e plot familjeve tona”, ka deklaruar ai.

Haadinaj ka shkruar dhe në Facebook ku tha se plagët e luftës nuk mbyllen derisa të gjithë të pushojnë në vendin për të cilin dhanë jetën.

“Shteti serb duhet të përgjigjet dhe të japë llogari, e jo të kërkojë sakrifica të tjera nga ne”, ka shkruar tutje ai.

Kreu i AAK, shtoi se “e kemi boxh mbrojtjen e lirisë dhe të drejtësisë për të rënët”.

“Jemi shqiptar, këtu pushojnë trupat e shqiptarëve të të gjitha besimeve, shihet që lufta për çlirimin e Kosovës ka pasur vetëm një qëllim, lirinë tonë, ndërsa armiku zhbërjen tonë. Do të qëndrojmë shqiptar të bashkuar, ju kemi borxh të mbrojmë lirinë dhe drejtësinë për ta”, ka përfunduar Haradinaj /Insajderi.com