Haradinaj në takim me Mitchell: Askush nuk humb me anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL

Haradinaj në takim me Mitchell: Askush nuk humb me anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj po vazhdon qëndrimin në Nju Jork ku po mbahet asambleja e OKB-së.

I pari i qeverisë kosovare sot ka bërë të ditur se është takuar me ndihmës-sekretarin amerikan për çështje të Evropës, Wess Mitchell.

Haradinaj ka shkruar në facebook se gjatë këtij takimi ia ka bërë të ditur Mitchellit, rëndsinë për anëtarësimin e Kosovës në OKB.

Më poshtë postimi i plotë:

Me Ndihmës – Sekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Çështje Europiane dhe Euroaziatike, Wess Mitchell, biseduam për aktualitetin politik në Kosovë dhe rajon.

Mikut të Kosovës i shpreha falënderimet e popullit tonë për angazhimin e pandalshëm të Amerikës, dhe kërkova që ky rrugëtim i yni i përbashkët të vazhdojë, për ta përmbyllur konsolidimin e subjektivitetit ndërkombëtar.

Ndihmës – Sekretarit Mitchell i thashë se me anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL dhe mekanizmat tjerë të sigurisë, nuk humbë askush, përpos krimit transnacional.

Mbështetja e SHBA-së në këtë rrugëtim është e domosdoshme!

RH