Haradinaj: Në UÇK kam luftuar bashkë me egjiptas e boshnjakë

Haradinaj: Në UÇK kam luftuar bashkë me egjiptas e boshnjakë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosova, Ramush Haradinaj ka thënë se tash janë tri lëndë para Gjykatës Speciale dhe në këtë kohë ku ndodhet procesi, është e pamundur të ndërpritet puna e saj.

Ai gjithashtu ka folur për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ka thënë se ajo ishte e pastër dhe ka pasur edhe anëtarë nga minoritet në Kosovë që kanë luftuar krah tij.

“Duhet të kemi strategji se si t’i vije fundi këtyre akuzave që e tregojnë se UÇK nuk ka bërë krime kundër njerëzimit. Unë në UÇK kam pas egjiptas, boshnjak dhe kemi luftuar bashkë. UÇK nuk ka pas strategji për ta dëmtuar dike që nuk është shqiptar”, deklaroi Haradinaj në emisionin Pressing./Insajderi.com