Haradinaj: Në vitin 2021 do të fitojmë mbi të gjitha sfidat që na presin

Haradinaj: Në vitin 2021 do të fitojmë mbi të gjitha sfidat që na presin

Kryetari i Aleancës për Ardhmërnë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ua ka uruar festën e Vitit të Ri qytetarëve të Kosovës, teksa ka thënë se AAK është ndryshimi i sigurt.

Haradinaj përmes një video-mesazhi ka thënë se viti 2020 ishte një vit plot sfida, ndërsa 2021 do të jetë vit i fitorës.

Ai ka shtuar se kosovarët do të fitojnë mbi të gjitha sfidat që i presin.

“Po e përmbyllim një vit të vështirë, ishte sfidues, s’po ia kujtojmë njëri-tjetrit sa i vështirë ish. Ne kemë kaluar edhe dekada e shekuj të vështirë, por s’jemi dorëzuar asnjëherë. E mbyllem edhe këtë vit, po hyjmë në vitin 2021, vitin e fitorës, pra do të fitojmë mbi krejt sfidat që na presim. Nga zemra iu uroj familjet e juaj të jetë vit i mbarë, i uroj edhe miqtë tanë kudo që janë. Gëzuar”, ka thënë Haradinaj./Insajderi.com