Haradinaj: Nëse është e nevojshme, e gjithë administrata do të shkojë në shtëpi

Haradinaj: Nëse është e nevojshme, e gjithë administrata do të shkojë në shtëpi

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj ka thënë se këto parti synojnë që të krijojnë një administratë llogaridhënëse dhe përgjegjëse.

Haradinaj nëse do të bëhet i pari i qeverisë ka thënë se nuk do të hezitoj të shkarkoj edhe të gjithë administratën nëse do të jetë e nevojshme.

“Synojmë një administratë që do të jetë llogaridhënëse, përgjegjëse, efektive – një motor organizativ në shërbim të qytetarëve dhe shtetit. Kushdo që punon në administratën e shtetit dhe nuk kryen punën siç duhet do të shkojë në shtëpi. Nëse është nevoja do të zbrazet krejt administrata për të sjell njerëz adekuat për të punuar në shërbim të qytetarëve.#KaArdhëKoha për PËRGJEGJËSI!”, ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj është nominuar kandidat për kryeministër nga koalicioni parazgjedhor me PDK-në në sekondat e fundit para se të përfundonte afati për koalicionet parazgjedhore./Insajderi.com