
Kandidati për president nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se “duan të jetojnë në paqe, por duke mbrojtur atë që është e jona”.
Këto komente ai i bëri gjatë një vizite në Prekaz, njofton Insajderi.
Haradinaj fushatën zgjedhore e hapi në Prizren, duke kërkuar votën qytetare.
Ai ka vizituar edhe varrin e Isa Boletinit në Mitrovicë.
Ish-kryeministri ka deklaruar se “Kosovës i duhet një president i fort”. /Insajderi.com