Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka ngushëlluar familjen Nikçi nga Peja për vdekjen e djalit të tyre, Gentritit, në moshën 9-vjeçare, njofton Insajderi.
Në një postim në Facebook, Haradinaj është shprehur se të ndjerin e kishte takuar dy muaj më parë, që siç e ka përshkruar, ishte plotë jetë e gjallëri.
“Dy muaj më parë, kisha rastin ta takoj në Pejë, me plotë jetë e gjallëri. Fatkeqësisht, Gentit të vogël, iu këput fëmijëria nga sëmundja e pamëshirë. Lidhjet e mia me familjen Nikqi datojnë që nga Lufta Çlirimtare.
Andaj, në këtë ditë të kobshme, kur nga kraharori i tyre u shkëput më i dashuri, ndajmë dhembjen e madhe me ta. Zoti i dhashtë forcë familjes, e Genti u prehtë në paqe”, ka shkruar Haradinaj,
Kujtojmë se Genti rreth një javë më parë u dërgua në Turqi për operim. Ai vuante nga një sëmundje e mëlqisë./Insajderi.com