Haradinaj ngushëllon familjet Ramadani dhe Gjergjaj pas aksidenteve të rënda

Haradinaj ngushëllon familjet Ramadani dhe Gjergjaj pas aksidenteve të rënda

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ngushëlluar familjet e viktimave që humbën jetën gjatë ditës së djeshme në dy aksidentet e rënda trafiku, njofton Insajderi.

Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj ka apeluar për kujdes të shtuar në komunikacion.

“Zemrat tona janë me familjet Ramadani dhe Gjergjaj, që humbën të dashurit e tyre në aksidentet e sotme. Tek të gjithë qytetarët e Kosovës apeloj që të shtojnë kujdesin në komunikacion dhe uroj që asnjë familje të mos përjetojë tragjedi të tilla”, ka shkruar Haradinaj.

Dy aksidente të rënda trafiku ndodhën dje gjatë ditës, njëri në Koshare të Ferizajt ku mbetën të vdekur katër anëtarë të familjes Ramadani dhe një vetë-aksident në rrugën Pejë-Prishtinë, nga i cili humbi jetën drejtuesi i automjetit. /Insajderi.com