Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj sot do të vizitojë zonat e prekura nga tërmeti në Shqipëri.
Këtë e ka bërë të ditur zyra për komunikim me publikun pranë Kryeministrit.
“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë ditës së sotme, me bashkëpunëtorë udhëton për në Shqipëri për të vizituar zonat e prekura nga tërmeti”, thuhet në njoftim.
Ndërsa vijon të rritet bilanci i viktimave të tërmetit katastrofik, që tronditi Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit, me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter, i ndjekur nga një sërë lëkundjesh të tjera të forta, duke e çuar në 49 numrin e tragjedisë, 45 të shpëtuar dhe 750 të lënduar.