
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, (AAK), Daut Haradinaj ka thënë se dosjet të cilat i posedon Gjykata Speciale nuk janë kredibile.
Në një intervistë për emisionin “Info Magazinë” në Klan Kosova, Haradinaj është shprehur se Serbia është duke e furnizuar Specialen me prova.
“Ato dosje nuk janë kredibile, Serbia po ofron prova por do ta shohim epilogun në fund dhe nuk mendoj që është duke i bërë nder Gjykata Speciale Kosovës me këtë”, ka thënë Haradinaj.
Deputeti Haradinaj ka shtuar se “duhet të ketë drejtësi jo politikë, për mu s’ka qenë e premte dramatike për mua ka qenë e premte e zakonshme”.
Daut Haradinaj është duke ju përmendur emri se do të jetë njëra nga të akuzuarit në Gjykatën Speciale. /Insajderi.com