Haradinaj nuk i bie pishman për fyerjen ndaj Delawie, i jep edhe dy epitete tjera

Haradinaj nuk i bie pishman për fyerjen ndaj Delawie, i jep edhe dy epitete tjera

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Nasim Haradinaj, duket se nuk e ka lexuar thirrjen e kushëririt të tij dhe kryeministrit Ramush Haradinaj që e dënoi gjuhën e tij të ashpër ndaj ambasadorit amerikan, Greg Dealwie duke e quajtur “palaço”.

Ai në një intervistë të dhënë në “Info Magazine” në Klan Kosova, tha madje se e ka kursyer ambasadorin pasi për të ka pasur edhe një epitet tjetër.

“Dealwien e kurseva nga fjala gangster, prandaj e quajta palaço”, ka thënë Haradinaj, teksa ka vazhduar t’i japë edhe epitete të tjera.

“Po (e quajta palaço) sepse ashtu u soll. Si palaço është sjellë dhe ashtu i kam thënë. Nuk është në kodin diplomatik, që të jesh diplomat dhe të sillesh si të jesh çoban, ti tregosh një populli çka duhet të bëjë”, ka thënë Haradinaj, teksa ka vazhduar të jap leksione diplomatike.

“Nuk është në kodin diplomatik, që të jesh diplomat dhe të sillesh si të jesh çoban, ti tregosh një populli çka duhet të bëjë. Nuk po jep shenja që po e ndihmon Kosovën. Ai e akuzoi UÇK-në se ka bërë krime. Në këtë mënyrë ai e ka akuzuar edhe Amerikën edhe NATO-n. Shteti mik duhet të qëndrojë si mik. Nuk duhet t’i thyejë rregullat demokratike”, ka thënë Haradinaj./Insajderi.com

Loja e dyfishtë e kryeministrit me vuajtjet dhe fyerjet e kushëririt të tij