Haradinaj nuk do të marr sot pjesë në interpelanc ka plane tjera

Haradinaj nuk do të marr sot pjesë në interpelanc ka plane tjera

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot në seancë plenare, ku janë caktuar pesë interpelanca, katër prej të cilave, është thirrur të raportojë kryeministri Ramush Haradinaj.

Zëdhënësja e Qeverisë, Donjeta Gashi ka deklaruar se kryeministri Ramush Haradianaj nuk do të mund të jetë prezent në këto interpelanca pasi Qeveria është nikoqire e pritjes së kryeministrit të Bullgarisë, Boyko Borissov-it.

Ardhja e tij është bërë me ftesë të presidentit të vendit, Hashim Thaçi, i cili ditë më parë kishte zhvilluar një bisedë telefonike me të, ku ndër të tjera kishin folur edhe për Samitin e Sofjes, që vlerësohet i rëndësishëm për rrugëtimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Kryeministri bullgar do të takohet edhe me presidentin Hashim Thaçin dhe kryeparlamentarin, Kadri Veselin.