Haradinaj: Nuk e kam lëshuar flamurin, mos vdeksha pa e çuar në Çakorr

Haradinaj: Nuk e kam lëshuar flamurin, mos vdeksha pa e çuar në Çakorr

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, duke folur për marrëveshjen në Uashington, ai ka komentuar edhe reagimet e opozitës lidhur me marrëveshjen, njofton Insajderi.

Teksa po fliste për kritikat e opozitës e në veçanti për ato të Lëvizjes Vetëvendosje, Haradinaj ka thënë fillimisht se “opozita këtë punë duhet ta bëjë, dhe kjo është kontribut në proceset politike, ka nevojë edhe për kritikë”.

Më pas i pyetur për kritikat e kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti drejtuar Haradinajt “se kur erdhi në pushtet e lëshoi bajrakun duke hequr dorë nga kauza e demarkacionit”, Haradinaj është përgjigjur se “Unë nuk e lëshoj kurrë bajrakun, unë në karrierën time vetëm e kam marrë bajrakun e rrëzuar dhe e kam çuar lart”.

Më Haradinaj, ka shtuar se “Po nuk është marrëveshja e demarkacionit ashtu siç kam dashur, por nuk jam dorëzuar akoma, nuk e kam lëshuar akoma bajrakun, mos vdeksha pa e çuar në Çakorr dhe Zhleb”.

Këto komente Haradinaj i bëri në emisionin Rubikon, teksa shtoi se Marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi është akoma e hapur./Insajderi.com