Haradinaj nuk e uron Osmanin: Votat e kontrabanduara bën që sistemi njëpartiak dhe i kapur të fillojë

Haradinaj nuk e uron Osmanin: Votat e kontrabanduara bën që sistemi njëpartiak dhe i kapur të fillojë

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi se sot pas zgjedhjes së Vjosa Osmanit si presidente, AAK qëndron faqebardhë në ruajtjen e sistemit kushtetues së demokracisë republikane.

Sipas Haradinajt votat e kontrabanduara në këtë proces tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Guxo nuk guxojnë.

“Urime deputetëve që morën pjesë duke i përfshirë edhe ata të pazarit të naftës që lan parimet për përfitime të atypëratyshme”, shtoi ai.

Haradinaj theksoi se lufta për demokraci fillon sonte, transmeton lajmi.net.

Duhet përkujtuar që deputetët e AAK-së nuk ishin të pranishëm në seancën për zgjedhjen e presidentit ndërsa ishte vetëm Albena Reshitaj nga kjo parti që pavarësisht vendimit të Haradinajt, moti pjesë në seancë dhe votoi për zgjedhjen e presidentes./Insajderi.com