Haradinaj: Nuk i japim dosje Speciales pa praninë e gjykatave vendore ose policisë

Haradinaj: Nuk i japim dosje Speciales pa praninë e gjykatave vendore ose policisë

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, ka thënë se nuk i dorëzon dosjet tek Gjykata Speciale pa praninë e gjykatave vendore ose policisë.

Ai të mërkurën tha se i janë kërkuar dosjet e reja nga njerëz të autorizuar Tribunalit të Dhomave të Specializuara.

“Sipas thirrjes që i kanë bërë mbrëmë sekretarit tonë, që i kanë kërkuar dosjet. Njerëzit e autorizuar të Tribunalit të Dhomave të Specializuara. Ne kemi marr vendim sepse në fund të fundit këtë gjykatë ne nuk e njohim. Është vërtetuar që kjo gjykatë është e krimbur në aparatin e Milloshoviqit. Ne nuk do të japim dosjet pa pranin e gjykatave tona ose të paketën policës”, ka thënë Haradinaj.

Haradnaj deklaroi se beson që këto informacione po rrjedhin “si pasojë e dy prokurorëve amerikanë që kanë dhënë dorëheqje, se e kanë parë që kanë rënë pre e karremit e aparatit shtetëror”.

“Nëse duan më i vërtetuar që ku i kanë, ose le të deklarohen për origjinalitetin e atyre të parave që i kanë marrë. Ndërkombëtaret jo të gjithë na duan të mirën. Po e besojë që këto informacione po rrjedhin si pasoje e dy prokuroreve amerikane që kanë dhënë dorëheqje se e kanë parë që kanë rënë pre e karremit e aparatit shtetëror, ndoshta ata janë të interesuan ti qesin, se unë nuk kamë mundësi me i marrë këto dosje. Këta edhe na kanë përgjua në mbledhje të veteraneve. Nuk e di kush ka interes, ketë le ta marrin organet shtetërore, se dikush po pastaj thonë erdhën civil. Nuk do të thotë që vetëm uniforma, edhe civilet janë të armatosur”, ka thënë Haradinaj.  /Insajderi.com