fbpx

Haradinaj nuk ia ndal këngës – kësaj radhe “zanës” i këndon nga Suhareka

Haradinaj nuk ia ndal këngës – kësaj radhe “zanës” i këndon nga Suhareka

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ia ka thënë këngës edhe një herë, tash në një ambient më ndryshe se siç jemi mësuar ta shohim dhe dëgjojmë.

Mirëpo këngën kryeministri Haradianj nuk e ka ndryshuar, është ajo e njëjtja “Ka po shkon moj zan”, shkruan Gazeta Insajderi.

Haradinaj derisa këndon është i shoqëruar nga një muzikantë në violinë në një ndej në qytetin e Suharekës.

Kjo nuk është hera e parë që Haradinaj ia thotë këngës, ai së fundi ka shprehur dëshirën e tij për të kënduar në disa tubime të partisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe në një emision televiziv në Shqipëri.

Kryeministri Haradinaj, në një konferencë për media kishte treguar se kur kishte filluar të këndojë edhe pse e din që nuk ka talent për të kënduar. Haradinaj kishte treguar se këngën e ka filluar në luftë dhe nuk e dhe se me këtë këngë i zgjonte ushtarët e Ushtirsë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

‘Unë këngën e kam filluar në luftë, nuk e di a nga frika apo trimëria, para luftës nuk kam kënduar kurrë. Në luftë nuk kemi pas trumbetë ose alarm për mirëmëngjesi, zgjohuni dhe ka qenë kënga ‘Kah po shkon moj zanë’. Të gjithë ushtarët e kanë pasur merzi këtë këngë. Kur kam hyrë unë në vendet ku kanë flejt ata, që kanë qenë shumë të tmerrshme për t’u parë unë nuk kam thënë zgjohuni!, por ‘Kah po shkon moj zanë’. Unë nuk këndoj që di, as që jam këngëtar, por këndoj që kam dëshirë. Kështu jam, nëse si pëlqej dikujt e kuptoj. Pra hera e parë që kam kënduar në jetën time është veç në luftë. Nëse i pyetni ushtarët e UÇK-së, nuk kanë pasur këngë më mërzi se ‘kah po shkon moj zanë’. E kjo ka zë shumë, ata të gjithë u kthejshin në krah tjetër, disa edhe më shanin”, kishte thënë Haradinaj. /Insajderi.com