Haradinaj: Nuk jam dakord për pjesëmarrjen e Albena Reshitajt në seancën e votimit të presidentit

Haradinaj: Nuk jam dakord për pjesëmarrjen e Albena Reshitajt në seancën e votimit të presidentit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka sqaruar pjesëmarrjen e Albena Reshitaj në seancën e jashtëzakonshme për votimin e presidentit të vendit, njofton Insajderi.

Gjatë një prononcimi për Tv Dukagjinin, ai ka thënë se “sot jam informuar nga Albena Reshitaj se ajo po mendon me marrë pjesë në seancë”.

Tutje Haradinaj ka treguar se i ka thënë që nuk është dakord që ajo të marrë pjesë.

“Unë i kam thënë që neve nuk na është kërkuar një rol si subjekt politik, për të kontribuar si AAK, duke mos pas asnjë rol ne jemi përjashtuar, e konsideroj të padrejtë vendimin e zonjës Reshitaj”.

“Nuk na është kërkuar, nuk na është ofruar ky rol, ky qëndrim është jo i drejt jo i duhur i Reshitaj. Është vendim jashtë diskutimeve që i kemi marrë në parti, në kryesi”, ka shtuar tutje Haradinaj./Insajderi.com