Kandidati për president nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se nuk ka pritur sukses të jashtëzakonshëm nga Avdullah Hoti.
Ai tha se e ka quajtur Hotin “kryeministër të normalitetit”.
”Unë s’kam pasur pritje të një suksesi të jashtëzakonshëm, unë Avdullah Hotin, e kam quajt kryeministër të normalitetit”, tha ai në Klan Kosova.
Hoti ka përmendur edhe njëherë idenë e bashkimit me Shqipërinë.
Tha se nuk është bashkim mes Malit Zi e Maqedonisë.
”Nëse shqiptarët duan të bashkohen, ne nuk po flasim të bashkohet Maqedonia dhe Mali i Zi shqiptar. Po flasim shumë thjeshtë, dy shtete që janë Shqipëria dhe Kosova. Kosova shtet i njoftur prej 100 e sa vendeve, GJND-ja ka njohur me këta kufij, nuk e lypim aminin prej Serbisë. Koncepti i mëhershëm ka qenë me e dorëzu Kosovën, me e lodhë”. /Insajderi.com