
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinën e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se operacionet policore në veri janë bërë qëllimshëm dhe për “ta dorëzuar veriun e Kosovës”, përcjell Insajderi.com.
Në seancën e Kuvendit të Kosovës që është duke u mbajtur të martën, Haradinaj tha se shteti ligjor është dobësuar në veri të vendit.

Sulmi ndaj Policisë së Kosovës në veri.
Tutje, ai ka kërkuar sqarime shtesë lidhur me dy aksionet e Policisë së Kosovës në pjesë veriore, teksa shton se kjo çështje duhet trajtuar me seriozitet.
“Operacionet janë bërë qëllimshëm për ta dorëzuar veriun, Kosova sot është më e dobët në rend dhe ligj pas këtyre operacioneve. Pse policia jonë duhet me u mbajt peng nga grupet kriminale, kur dy vjet më herët policisë tonë s’ka guxu askush me i dalë në rrugë”, ka thënë Haradinaj./Insajderi.com