![Haradinaj: Operacionet e Policisë janë bërë qëllimshëm për ta dorëzuar veriun](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2021/10/Haradinaj1-1-730x440.png)
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinën e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se operacionet policore në veri janë bërë qëllimshëm dhe për “ta dorëzuar veriun e Kosovës”, përcjell Insajderi.com.
Në seancën e Kuvendit të Kosovës që është duke u mbajtur të martën, Haradinaj tha se shteti ligjor është dobësuar në veri të vendit.
![](https://shqip.com/app/uploads/2021/10/Sulmi-ndaj-policise.png)
Sulmi ndaj Policisë së Kosovës në veri.
Tutje, ai ka kërkuar sqarime shtesë lidhur me dy aksionet e Policisë së Kosovës në pjesë veriore, teksa shton se kjo çështje duhet trajtuar me seriozitet.
“Operacionet janë bërë qëllimshëm për ta dorëzuar veriun, Kosova sot është më e dobët në rend dhe ligj pas këtyre operacioneve. Pse policia jonë duhet me u mbajt peng nga grupet kriminale, kur dy vjet më herët policisë tonë s’ka guxu askush me i dalë në rrugë”, ka thënë Haradinaj./Insajderi.com