fbpx

Haradinaj: Opozita dhe Lista Serbe nuk po e votojnë ekipin e dialogut

Haradinaj: Opozita dhe Lista Serbe nuk po e votojnë ekipin e dialogut

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka akuzuar opozitën për bashkëpunim me Listën Serbe.

Në një paraqitje para mediave në oborrin e Kuvendit, Haradinaj ka thënë se opozita dhe Lista Serbe nuk po e votojnë delegacionin e Kosovës për dialog.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se seanca e thirrur nga qeveria do të shtyhet për një ditë tjetër.

“Seanca për delegacionin do të shtyhet për një ditë tjetër. Mirë do të ishte opozita me votu delegacionin, opozita dhe Lista Serbe nuk po e votojnë dhe kjo është e tëra”, ka thënë kryeministri.

Ndryshe kjo seancë po vazhdon të shtyhet që nga mëngjesi i ditës së djeshme.

Kurse gjithashtu opozita ka thirrur një seancë kunër korrigjimit të kufijve, por që edhe ajo nuk po mbahet shkaku i seancës që e ka ftuar kryeministri Haradinaj. /Insajderi.com